Nëse hani kaq vezë në ditë mund t’i shtoni disa vite jetë

22:44 | 25 Tetor 2018
Trina Galanxhi

Si të jetoni shëndetshëm?

Të  hani ushqime të shëndetshme është mënyra më e mirë për të zgjatur jetën, por cilat ushqime duhet t’i hani?

Krahas ushtrimeve dhe ndalimit të pirjes së duhanit, një ushqim i shëndetshëm dhe i ekuilibruar është prova e duhur që shton jetën e një personi, transmeton portali arbresh.info

Në veçanti është gjetur se rol të madh luajnë edhe vezët.

Por si t’i konsumoni ato, të fërguara, të ziera, omletë, apo si?

Rreth gjashtë vezë në janë është rekomandimi i duhur që jep dietistja Juliette Kelloë dhe konsulentja mjekësore Dr.Sarah Breëer.

Në librin e tyre të titulluar “Hani më mirë që të jetoni gjatë”, palët thonë se në mesin e përfitimeve tjera, vezët luajnë një rol të rëndësishëm në shëndetin e zemrës.

“Vezët mund të kenë përmbajtje të lartë të kolesterolit, por hulumtimet aktuale tregojnë se kolesteroli në ushqim në përgjithësi ka pas ndikim në nivelin e kolesterolit të gjakut ose në rrezikun e sëmundjeve të zemrës”, shkruajnë ato.

Ato thonë se vezët e pulës kanë sasi të konsiderueshme proteinash, e cila është e rëndësishëm për muskujt të shëndetshëm.

Sipas tyre vezët përmbajnë vitaminë B dhe kolin që janë thelbësore për funksionimin e trurit dhe ndryshojnë në varësi të llojit.

Vezët janë të pasura edhe me hekur, por duhet të hahen së paku tre vezë në mënyrë që të marrim sasinë e konsiderueshme të hekurit.

Vezët e rosave përmbajnë pesë herë më shumë vitamina A, në krahasim me vezët tjera.

Vezët mund t’i konsumoni në mëngjes, por edhe në darkë. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme