Analisti Haki Abazi konsideron se kontratat e dëmshme për shtetin e Kosovës nuk janë nëshkruar nga mosdija por për qëllime përfitimi.
Duke komentuar një hulumtim mbi kontratën për zgjatjen e pistës së Aeroportit të Prishtinë, Abazi përmendi edhe disa kontrata tjera publike që ai konsideron se janë të dëmshme.
“Nuk është mungesë e njohurisë. Ne jemi tu dashtë mos ta mbrojmë veten. Vullneti politik është i kriminalizuar deri në fund, me vetëdije ne i bëjmë arbitrazhat”, tha Abazi.
Ai shtoi se qeveria e tanishme nuk mund të shfajësohet me faktin që nuk kanë qenë në pushtet në kohën e nënshkrimit të kontratave.
“Këta nihen shumë konfort sepse për 20 vjet janë vjedhë me qindra miliona euro, janë shitur asete të shtetit falë e u ble asphalt shtrejtë”, tha Abazi.
Emisioni ‘Jeta në Kosovë’ në këtë edicion debatoi mbi gjetjet e analizës së Hekuran Muratit për zgjatjen e pistës së aeroportit që sipas tij po i humb miliona shtetit.
Në debatin e organizuar mbi këtë çështje flitet edhe për kontrata tjera që përfunduan me dëme financiare për shtetin e Kosovës.
Pjesëmarrës në debat janë Hekuran Murati, analist financiar, Besnik Bislimi – VV, Profesor në AUK, Eset Berisha – Ministria Infrastrukturës , Haki Abazi – Instituti i demokracive në zhvillim dhe Korab Sejdiu, Deputet./kallxo.com/
Hamza fton bashkatdhetarët të investojnë në Kosovë: Së bashk...
Kevini flet me banorët për debatin me Xuxin
Gjermanisë i nevojiten rreth 288.000 punonjës të huaj deri n...
Vuçiq pyetet për rrezikun real të një lufte me Kosovën: Më k...
Dabiqaj “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës
Policia arreston tre persona të kërkuar me urdhëresë të Gjyk...