Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj ka komentuar lirimin e Jahir Demakut nga Burgut i Dubravës, me ç’rast ka reaguar pse nuk është bërë edhe lirimi i Gjeneralit të UÇK-së, Sylejman Selimi.
Haradinaj përmes një shkrimi në Facebook, thotë se do të kërkojë debat parlamentar dhe komision hetimor parlamentar për ta parë rastin e “Sylejman Selimit”.
“Pse nuk u liru Gjeneral Sylejman Selimi sot? Sa janë të sakta pretendimet e mbrojtjes se ai po mbahet në burg pa një vendim të plotfuqishëm gjyqësor? A po i shkelen të drejtat Gjeneral Selimit? A po shkelet drejtësia në emër të mbrojtjes së saj?”
“Për të gjitha këto do të kërkoj debat parlamentar dhe pse jo edhe komision hetimor parlamentar për ta parë rastin e Gjeneral Sylejman Selimit”, ka shkruar Haradinaj./arbresh.info/
Ana i dërgon një dhuratë Kevinit, reagimi i tij do ju befaso...
Lituania do të financojë prodhimin e dronëve ukrainas me rre...
Plagosja me thikë e 32-vjeçarit në Durrës, shkak dyshohet ko...
Parandalohet një rast i kundërvajtjes doganore
Anisa ia kap flokët Xhenetës – përplasje e ashpër mes tyre
Kanada, Kryeministri Trudeau dënon protestat e dhunshme në M...