Google ADS

Për të luftuar vetminë janë të nevojshme aktivitetet sociale, thonë mjekët në Angli

21:03 | 25 Tetor 2018
Trina Galanxhi

Mjekët në Angli do të jenë në gjendje të shkruajnë receta për pjesëmarrje në klasa gatimi, apo ndonjë aktivitet tjetër deri në vitin 2023, si pjesë e përpjekjeve të qeverisë për të luftuar vetminë.

Kryeministrja e vendit, Theresa May e ka përshkruar vetminë si “një nga sfidat më të mëdha të shëndeti publik” në Angli, duke thënë se kjo është e lidhur me një sërë sëmundjes, përfshirë sëmundjet e zemrës, sulmet  dhe sëmundjen e Alzheimerit, transmeton portali arbresh.info

Qeveria thotë se rreth 200 mijë njerëz të moshuar në mbarë vendin nuk kanë pasur një bisedë më një mik apo me një të afërm për më shumë se një muaj.

Vetmia po bëhet një çështje madhore edhe për kanadezët. Sipas regjistrimit të vitit 2017, më shumë njerëz se kurrë më parë jetojnë vetëm.

Vetmia është një koleksion i simptomave emocionale dhe fizike që nodhin kur luftojmë për të përmbushur nevojat tona themelore njerëzore dhe sociale. Sa më shumë që ndjehemi të vetmuar, aq më shumë duhet të përqendrohemi në atë se si të angazhohemi në komunitet, në marrëdhënie dhe mjedise të punës dhe kontekste të tjera sociale./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme