Trajneri i Italisë, Roberto Mancini thotë se sulmuesi i Romës Edin Dzeko është “njëri ndër më të mirët në Europë.
Boshnjaku ka qenë në një formë të lartë në Ligën e Kampionëve ku ka shënuar pesë gola në tri ndeshje, por në Serie A ai ka gjetur rrjetën vetëm dy herë, e ku u kritikua për këtë nga disa media.
Mancini, i cili ka punuar me sulmuesin në Manchester City, ka thënë se sulmuesi di të depërtojë në mbrojtje të ekipeve kundërshtare.
“Ai është një sulmues i madh, një ndër më të mirët në Europë”, tha Mancini për Corriere dello Sport.
“Numrat janë në anën e tij, ai ka shënuar disa herë gola me numra dyshifrorë në çdo skuadër që ka qenë”.
“Ai di të shënojë gol por ai po ashtu është i mirë me top dhe luan me shokët e skuadrës. Dzeko nuk duhet të vihet në diskutim, të gjithë sulmuesit gabojnë. Ma gjeni një sulmues që nga 10 shansa shënon 10 gola”.
“Edin do të jetë njëri prej top golashënuesve në Serie A dhe në Ligën e Kampionëve”.
Serbët pro pjesëmarrjes në zgjedhjet e 9 shkurtit
Rashiq nuk pret asgjë nga takimi i radhës në Bruksel
Ish-legjenda e Liverpoolit e sulmon Salah: Egoist, dihet që ...
Gjenerallejtënant Jashari, uron “Ditën e Forcës- Ditën e Ush...
Formacionet/ Slovan Bratislava – Milan, Leao në bankë
Osmani në Senatin e Kolumbisë, diskuton për bashkëpunimin nd...