Shteti i Serbisë, me çdo kusht, po mundohet ta lërë Kosovën jashtë anëtarësimit në Interpol.
Ministri i Brendshëm i këtij shteti, Nebojsha Stefanoviq, ka pranuar se shtetet që e kanë njohur Kosovën po lobojnë për pranimin në Interpol, e gjithashtu , ka edhe presion ndaj atyre shteteve që nuk e kanë njohur Kosovën të votojnë pro anëtarësimit, raporton KTV.
Stefanoviq ka treguar se si po i kundërpërgjigjen lobimit pro anëtarësimit të Kosovës.
“Të gjitha shteteve anëtare të INTERPOL-it, unë, personalisht, iu kam dërguar letër dhe kam folur me ministra që do të jenë të pranishëm, me diplomat e ambasadorë dhe kemi theksuar tri fakte që i klasifikuam në aspektin politik, policor dhe të drejtësisë, të cilat flasin pse Kosova nuk duhet të anëtarësohet asnjë herë në Interpol”, ka thënë Stefanoviq.
Qeveria e Kosovës, javën e kaluar, ndau 1.2 milionë euro për lobim për anëtarësimin e Kosovës në Interpol.
Në Ministrinë e Punëve të Jashtme nuk kanë dashur që të flasin për hapat konkretë që po bëhen, në mënyrë që Kosova të jetë pjesë e Interpolit, por në Ministrinë e Punëve të Brendshme, shprehin besimin se në fund të Asamblesë së Përgjithshme, Kosova do të jetë pjesë e Interpolit.
Sipas zëvendësministrit Izmi Zeka, pas vendimit për tërheqjen nga kandidimi për anëtarësim në asamblenë e vitit 2017, institucionet e Kosovës kanë punuar intensivisht që asambleja e radhës të rezultojë me sukses.
Angazhimi institucional, sipas Zekës, nuk po ndikohet nga deklaratat dhe pengesat që vijnë nga Beogradi zyrtar.
Asambleja e Përgjithshme e Interpolit, që këtë vit mbahet në Dubai, do t’i zhvillojë punimet ndërmjet datave 18 e 21 nëntor./KTV/
Asociacioni “do të jetë” kusht edhe për BE, thotë Guerot
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Haradinaj: Anëtarësimi direkt në NATO është domosdoshmëri pë...
Reagon Ana përmes një postimi pas daljes nga “Big Brother”
Ellek: Pres që Lista Serbe të marrë pjesë në zgjedhje
Ukraina humbi 40 për qind të territorit që kontrollonte në K...