Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj ka marrë pjesë në hapjen e parkut të parë të energjisë së erës në Kosovë, në Kikë të Kamenicës.
Ky projekt me kapacitet prodhimi për 32.4 megavat, është investim i kompanisë turke Gürië Holding, me makineri të dizajnuar nga General Electric në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Hoxhaj tha se hapja e këtij parku të energjisë së erës është ngjarje e veçantë për Kosovën dhe zhvillimin ekonomik të saj.
“Nuk mund të ketë zhvillim të qëndrueshëm ekonomik pa sigurinë dhe pavarësinë energjetike të Kosovës, sikurse nuk mund të ketë cilësi të mirë të jetës pa pasur diversitet energjetik dhe energji të pastër. Ky është dhe duhet të jetë prioritet i ardhshëm për Kosovën, si në rrafshin afatshkurtër ashtu edhe në atë afatgjatë, meqë ruajtja e mjedisit dhe përdorimi i burimeve të ripërtërishme të energjisë përbën të ardhme të sigurt energjetike për vendin”, tha Hoxhaj në fjalën e tij drejtuar të pranishmëve.
Hoxhaj tha se vetë fakti që ky park i energjisë së erës është hapur kaq afër kufirit me Serbinë, tregon sa e rëndësishme është për vendin përmbyllja e shtet-ndërtimit të Kosovës duke arritur marrëveshjen finale me shtetin fqinj që garanton njohje të ndërsjellët dhe anëtarësim të Kosovës në OKB. Kjo, tha zëvendëskryeministri Hoxhaj, duhet të bëhet me qëllim të hapjes së një kapitulli të ri të ndërtimit të një shoqërie moderne./Zëri/
Arrestohet një i dyshuar për mashtrim me kredi në Prishtinë
Vlorë, arrestohet 22-vjeçari, i dënuar për shitje të lëndëve...
Prokuroria e Prizrenit ngrit aktakuzë ndaj dy personave për ...
Kosova për herë të parë bëhet me Strategji të Sportit, kusht...
Gresa dhe Xheneta me akuza të ashpra ndaj Arionit
Gjermania dhe Rusia dëbojnë gazetarë të njëra-tjetrës midis ...