Google ADS

Senati i Universitetit të Prishtinës merr vendim për afatin e nëntorit

19:20 | 25 Tetor 2018
V. S.

Senati i Universitetit të Prishtinës (UP) pritet që nesër (e premte) të vendos për afatin e provimeve të muajit nëntor. Kësisoj, studentët do ta mësojnë se a do t’iu lejohet të njëjtëve të paraqesin një apo dy provime.

Për këtë, Parlamenti i Studentëve ka kërkuar nga Senati që ky afat të bëhet me paraqitjen e dy provimeve.

Indeksonline mëson se mbledhja e Senatit do të mbahet nesër me fillim nga ora 11:00.

Burime tona brenda Rektoratit bëjnë të ditur se Senati pritet të vendos për lejimin e paraqitjes së dy provimeve nga ana e studentëve në afatin e nëntorit.

Ndryshe, kujtojmë se studentët nga Fakulteti Juridik kanë treguar arsyen se pse afati i nëntorit duhet të jetë me dy provime.

Sipas tyre, kjo u jep mundësi një numri të madh të studentëve që ta likuidojnë vitin akademik. Ndërsa shumë të tjerë ta fitojnë kushtin, që mos me përsërit vitin e njëjtë./Indeksonline/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme