Manchester City duket se është afër të nënshkruaj me super mesfushorin turko – gjerman.
“The Sun” raporton se mesfushori i “Citizens” është gati të nënshkruaj një marrëveshje afatgjate me kampionët në fuqi të Anglisë.
Ditëve të fundit Gundogan ka qenë i lidhur me disa zëra që e dërgonin mesfushorin tek Ajax, në një marrëveshje që do ta sillte Frenkie de Jong në “Etihad”.
Gjithsesi, numri 8 i Manchester City është i lumtur tek skuadra dhe është i hapur për të nënshkruar një marrëveshje të re.
Kujtojmë se ditë më parë gjermani është shprehur i lumtur të luaj nën urdhrat e Guardiolas duke thënë se nën drejtimin e tij nuk mund të kesh paraqitje të keqe
Parashikimi i motit për të premten
Mbyllen ndeshjet e xhiros së parë: Kjo është gjendja tabelar...
Gjermania shton masat e sigurisë për festivalin e birrës dhe...
Kurti: Anëtarësimi i Kosovës në BE objektiv i qartë, koha që...
Shqipëri/ Dorëhiqet gjyqtarja e Gjykatës Kushtetuese, Elsa T...
Njihuni me shkaktarët e zakonshëm që ju bëjnë të shtoni pesh...