Presidenti për Kushtetuesen: Ky institucion ka rol të jashtëzakonshëm për drejtësinë në Kosovë

18:04 | 25 Tetor 2018
V. S.

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka përgëzuar Gjykatën Kushtetuese për shënimin e vitit të 9-të gjyqësor.

Përmes një fjalimi, Thaçi  tha se Gjykata Kushtetuese duhet të vazhdojë punën profesionale dhe me përkushtim për ta mbrojtur ligjin.

Sipas tij, parimi i drejtësisë sonë është barazia para ligjit, mbrojtja e identitetit të qytetarëve, përcjell Indeksonline.

”Barazia para ligjit , mbrojtja e identitetit të qytetarëve janë parimi i drejtësisë sonë”, tha i pari i shtetit.

”Falë punës tuaj Gjykata Kushtetuese, tani funksionon krejtësisht me gjykatës vendorë. Kjo është meritë e punës profesionale dhe përkushtimit tuaj për të mbrojtur ligjin”, shtoi ai.

“Uroj të qëndroni si deri më tani të palëkundur”, ka thënë Thaçi./Indeksonline/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme