“Nuk ka patur asnjë masë për Dakon”.
Kështu shprehet këshilltari në Prokurorinë e Përgjithshme, Denion Ndrenika pas interesimit të ‘BalkanWeb‘, në lidhje me urdhër arrestin e pretenduar nga opozita, për kreun e Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako.
Dako është vënë së fundi në qendër të akuzave të opozitës sipas së cilës kryebashkiaku i Durrësit, rezulton të jetë zbuluar në përgjimet e prokurorisë në dosjen ‘Vol-Vo 4”, në kuadër të së cilës policia ka arrestuar 34 persona. Ndërsa demokratet pretendojnë se po fshihet urdhër arresti per kreun e Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako.
Në vijim Këshilltari i Prokurorisë së Përgjithshme nuk pranoi të komentojë nëse kreu i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako është ose jo nën hetim në lidhje me këtë dosje
Një ditë më parë, por edhe gjatë ditës së sotme kreu i PD, Lulzim Basha u shpreh se po pengohen hetimet për Kreun e Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako dhe për këtë po shpenzohen miliona për fshehjen e fletë-arresteve. Basha e konsideroi Vangjush Dakon si ‘peshkun e madh’ të kësaj dosjes ‘Vol-Vo4’, ndërsa u shpreh se po shpenzohen para për ta mbrojtura at, e po jepen miliona për të hequr fletë-arrestet.
UNICEF: 2024-ta, një nga vitet më të këqija për fëmijët e pr...
Vjen reagimi i klubit të njohur pasi Ronaldo deklaroi se në ...
KFOR-i turk patrullon në veri të vendit
“S’të kam lënë kurrë në baltë”, Sara dhe Driloni nuk ndahen ...
Banorët e Bibajve të Ferizajt protestojnë për reduktimet e r...
Juventusi ka një plan B në rast se dështon transferimi i Zir...