Google ADS

Rrëzohet dekreti i Metës, Aleanca për Teatrin thirrje deputetëve: Mos u bëni palë me vjedhjen!

17:34 | 25 Tetor 2018
Arbresh.info

Mazhoranca ka rrëzuar sot në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese dekretin e Presidentit, i cili edhe një herë e ktheu për rishqyrtim ligjin që i hap rrugën prishjes së godinës së Teatrit Kombëtar.

Relatori Ilir Beqja u shpreh se dekreti i ngjan më tepër një loje fjalësh: “Komisioni nuk ka pse të shqyrtojë dekretin, sepse ne e kemi bërë më parë. Bazuar në rregullore bëmë gjykimin e parë dhe bëmë ndryshimet e nevojshme duke e çuar për votim. Kam lexuar dekretin dhe në vlerësimin tim më shumë është lojë fjalësh”, transmeton top channel.

Ndërsa Eduard Shalsi u shpreh se qëndrimi është i qartë: pro ndërtimit të një teatri të ri modern. Ndërsa, nga ana tjetër, Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit u mblodh në një tubim para Kryesisë së Kuvendit, me mw pak pjeswmarrws sot, duke u bërë thirrje deputetëve qw të mos e miratojnë dekretin që, sipas tyre, grabit tokën publike në një kohë kur Gjykata Kushtetuese është inekzistente.

Menjëherë pas kësaj mbledhjeje të komisionit, dekreti u fut për votim në seancë plenare.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme