Google ADS

Kur Aleanca Veri Atlantike bombardoi Serbinë vdiq drejtësia ndërkombëtare

16:53 | 25 Tetor 2018
V. S.

Ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandër Vulin, tha sot se me vendimin e Këshillit të Sigurimit me 24 mars 1999 që NATO ta bombarojë Serbinë, drejtësia ndërkombëtare ka vdekur, raporton b92.

“Të gjithë ju që e keni njohur Kosovën si një forcë konsekuence, mendoni përsëri, sepse çdo gjë që i ka ndodhur shtetit tim, mund të ju ndodh edhe shtetit tuaj. Kur fuqia bëhet ligj, kurrë nuk e di se kur do të aplikohet ajo ty. Nëse ne nuk e rishikojmë ligjin ndërkombëtar, jeta jonë nuk do të jetë më e vlefshme për të jetuar”, tha Vulin në Forumin e 8-të Ndërkombëtar të Shangait, duke e cilësuar këtë edhe si rrezikun më të lartë të Evropës.

Ai po ashtu tha se njëra ndër vështirësitë më të mëdha që ballafaqohet sot Serbia si dhe Ballkani është “Shqipëria e madhe”./kallxo.com/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme