Gjashtë adoleshentë anglez janë arrestuar si të dyshuar për lansim të sulmeve kibernetike në uebfaqe dhe shërbime me ndihmën e mjetit ‘Lizard Stresser’ për sulm DDoS nga hakerët e grupit Luzard Squad.
Lizard Squad është një grup i hakerëve i njohur për rrëzimin e rrjetit të gjigantëve për lojëra, PlayStation dhe Xbox Live, gjatë vitit të kaluar, shkruan arbresh.info. Grupi i hakerëve famëkeq kanë publikuar mjetin e përdorur për sulme DDoS në uebfaqen e tyre për t’i lejuar edhe të tjerët të lansojnë sulme të ngjashme.
Gjashtë adoleshentët, të arrestuar nga Agjencia Kombëtare e Krimeve, janë arrestuar për përdorimin e mjetit Lizard Stresser për të lansuar sulme kibernetike në shkolla, gazeta ndërkombëtare, kompani lojërash dhe një numër të madh dyqanesh me pakicë.
Megjithatë, sipas zbatueseve të ligjit, asnjëri nga adoleshentet nuk besohen të jenë të lidhur me anëtarët e grupit Lizard Squad apo ndonjë hakerë që ka të bëjë me sulmin tek shërbimet nga Sony apo Microsoft.
Gjashtë të dyshuarit janë liruar nga Agjencia Kombëtare e Krimeve derisa dy prej tyre që janë në moshën 18-vjeçare janë duke u intervistuar me kujdes./arbresh.info
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...