Barcelona do të përballet minimum edhe dy javë me mungesën e Leo Messit, që është lënduar në krahun e djathtë në ndeshjen që Barce e fitoi ndaj Sevillas me rezultatin 4:2.
Në mungesën e tij, tre janë emrat potencial për ta zëvendësuar argjentinasin; Dembele, Malcom dhe Rafinha.
Dembele ishte ai që e zëvendësoi Messin pas lëndimit ndaj Sevillës, por në ndeshjen ndaj Inter, ishte Rafinha ai që startoi, me Dembelen e Malcom që ishin të pa ftuar.
Pas ndeshjes, “Mundo Deportivo” publikoi një shkrim ku përshkruante situatën shqetësuese të francezit, duke thënë se Valverde ka humbur besimin në të.
Edhe në mungesën e Leo Messit, duket se do të jetë e pa mundur që Dembele të gëzojë minutazhin e nevojitur.
Jo shmë njerëz e kanë parashikuar këtë dështim të Dembeles para transferimit nga Dortmund.
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën