Google ADS

Trumpi “do ta nxjerrë ushtrinë” për ta mbrojtur kufirin amerikan

15:36 | 25 Tetor 2018
Arbresh.info

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka thënë të enjten se ai “do ta nxjerrë ushtrinë” për ta mbrojtur kufirin amerikan, teksa karvani i migrantëve amerikano-qendrorë e ka vazhduar rrugëtimin nga Meksika drejt SHBA-së. Sidoqoftë, presidenti amerikan nuk ka dhënë detaje tjera.

“Do ta nxjerr ushtrinë për këtë Emergjencë Kombëtare. Ata do të ndalen!”, ka shkruar Trumpi në llogarinë e tij zyrtare në “Twitter”, raporton Reuters.

Shtëpia e Bardhë dhe Pentagoni nuk u janë përgjigjur kërkesës për koment rreth angazhimit të mundshëm të ushtrisë kundër migrantëve.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme