Google ADS

Nëse pagat do të ishin 600-800 euro, shumë të rinj s’do të largoheshin nga Kosova

15:10 | 25 Tetor 2018
Arbresh.info

Rreth 36 për qind e qytetarëve nuk do të largoheshin nga Kosova nëse do të kishin pagën 600-800 euro.

Këto të dhëna kanë dalë nga një anketë e realizuar nga Instituti për Kërkime Ekonomike, ku ishte kërkuar nga të anketuarit të përgjigjen se për çfarë page do të qëndronin për të jetuar në Kosovë.

Kjo anketë ka përfshirë qytetarët që e shohin alternativë largimin nga Kosova për shkak të papunësisë, rrjedhimisht mungesës së të ardhurave mujore.

Bazuar në këtë anketë 36 për qind e të rinjve besojnë që paga 600-800 euro është e mjaftueshme për të qëndruar në Kosovë. 20 për qind e të anketuarve ju mjafton paga 400-600 euro, ndërkaq 18 për qind dëshirojnë paga 800-1000 euro.

Numri më i vogël i të anketuarve janë përgjigjur për pagën më të lartë dhe më të vogël. 1000 euro pagë e shohin si opsion për t’u mos u larguar nga Kosova vetëm 16 për qind e të anketuarve, në anën tjetër 10 për qind janë pajtuar me pagën solide 200-400 euro.

Në bazë të hulumtimit – pagat e sektorit publik përmbushin kërkesat e qytetarëve për “pagat e tyre ideale”, përderisa pagat në sektorin privat vazhdojnë të jenë të vogla.

Ky Institut ka rekomanduar që politikat shtetërore ekonomike duhet të orientohen kah projektet zhvillimore të sektorit privat duke ulur njëkohësisht shpenzimet publike.

Image

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme