Në këtë lokacion kanë qenë të varrosur 137 trupa të shqiptarëve të cilët më pas ishin zhvarrosur nga forcat serbe dhe ishin rivarrosur në pesë lokacione të ndryshme. Gërmimet në Izbicë kanë nisur pas dyshimeve se aty mund të ketë ende trupa tjerë.
Kryetari i komisionit qeveritar për persona të zhdukur, Prenk Gjetaj ka thënë se deri tash nuk kanë hasur në ndonjë mbetje mortore.
“Gërmimet në Izbicë kanë nisur të hënën. Deri tash nuk ka pasur gjetje dhe po presim. Punimet do të vazhdojnë edhe nesër”, ka theksuar ai.
Gjetaj ka treguar se javën e kaluar gërmime janë zhvilluar edhe në Serbi në dy lokacione në të cilat sipas tij, nuk ka rezultuar me gjetje.
“Javën e kaluar janë bërë gërmime vlerësuese dy pika në Serbi, në Rudnicë të Rashkës dhe në Medvegjë mirëpo nuk ka pasur gjetje”, ka deklaruar ai.
Në muajin gusht ishin bërë incizime me radar tokësor në 5 lokacione të dyshuara për varreza. Puna ishte kryer nga ekspertët ndërkombëtarë ndërkaq incizimet janë dërguar në Argjentinë.
Kryetari i komisionit qeveritar për persona të zhdukur, Prenk Gjetaj ka thënë se ende nuk i kanë marrë rezultatet e këtij hulumtimi por janë në pritje të tyre.
“Deri tash nuk na kanë ardhur rezultatet dhe jemi në pritje të tyre, nuk e di se kur do të kthehen”, është shprehur ai.
Ngritet aktakuzë ndaj shtatë personave për “Kontraband...
Osmani ndan fotografi nga New York: Për ta përfaqësuar Kosov...
Zhduket një i mitur në Gjakovë
Vidhet një shporet në veri, policia duke hetuar rastin
Bora dhe Heidi shumë shpejt me programe televizive, ja ku do...
Izraeli thotë se ka goditur qindra caqe në Liban