Ambasada e Amerikës në Beograd ka reaguar duke dhënë edhe një përgjigje në pyetjen në lidhje me idenë e shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kërkojnë që Prishtina dhe Beogradi të arrijnë marrëveshje të qëndrueshme të arritur drejtpërdrejt mes tyre gjatë periudhës së negociatave.
Po ashtu, qëndrimi amerikan nuk parasheh vija të kuqe e as nuk bën fjalë për një kurs të papranueshëm, shkruan e përditshmja serbe “Novosti” duke cituar një reagim të marrë nga Ambasada e Amerikës në Beograd.
Ambasada amerikane ka reaguar duke dhënë një përgjigje në pyetjen në lidhje me idenë e shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë, transmeton Lajmi.net.
“SHBA-ja fuqishëm mbështet dialogun mes Serbisë dhe Kosovës nën drejtimin e Bashkimit Evropian. Dialogu është mënyra më e mirë që Serbia dhe Kosova të diskutojnë për temat që ende paraqesin ndarje mes tyre. Po ashtu, janë mënyra më e mire që Serbia të shkojë në drejtimin e normalizimit të raporteve me Kosovën”, thuhet në përgjigjen e Ambasadës Amerikane në Beograd për “Novosti”.
“Ne shpresojmë në arritjen e një marrëveshjeje e cila është e qëndrueshme dhe që nuk do të krijojë destabilizim të dy këtyre shteteve”, thuhet në vazhdim të saj, transmeton Lajmi.net.
Nga Ambasada amerikane kanë shpjeguar se “fuqishëm u kemi shpjeguar liderëve të dyja palëve se askush nuk do të ketë një çek bllanko nga SHBA”.
“Tani është koha që palët të jenë kreative dhe fleksibile dhe besojmë se ka hapësirë për këtë gjatë negociatave”, theksojnë nga Ambasada e Amerikës në Beograd.
Të shtëna me armë zjarri në Malishevë, policia arreston tetë...
Zhduket një vajzë në Prizren
Gjendet pa shenja jete një person në Prishtinë, rasti po het...
Liderët në tubime të diskutueshme me diasporën
Policia shqiptoi 1 mijë e 650 gjoba brenda një jave në Gjila...
Përplasen Ana e Lela: ”Fol normal”, ”Ti shkon flet cepave me...