Google ADS

Zëvendëskryeministri Hoxhaj: Nëse s’ka viza duhet të shohim si të sillemi me BE-në

10:28 | 25 Tetor 2018
Arbresh.info

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka theksuar se nëse vendimi për liberalizimin e vizave nuk jepet këtë fundvit, atëherë Kosova duhet të shikojë se si do të sillet më tej në raport me Bashkimin Evropian.

“Kosova tashmë i ka përmbushur 95 kriteret e vëna për liberalizimin e vizave, andaj nuk ka asnjë arsye që Bashkimi Evropian të mos e përmbyllë këtë proces”. Kështu ka deklaruar gjatë një interviste dhënë gazetën “Zëri” zëvendëskryeministri i Kosovës, njëherësh nënkryetar i PDK-së, Enver Hoxhaj, i cili ka vlerësuar se vendimi mbi këtë çështje duhet të jepet në dhjetor të këtij viti. Në të kundërtën, sipas tij, si arsye e mosdhënies eventuale të vendimit për vizat mund të merret vetëm një lloj “albanofobie”, e cila ekziston në disa kryeqytete evropiane. Por në rast se vendimi nuk jepet në këtë fundvit, Hoxhaj ka konsideruar se Kosova duhet të shikojë se si do të sillet më tej në raport me BE-në.

Ish-shefi i diplomacisë kosovare ka folur edhe për procesin e dialogut Kosovë – Serbi, me ç’rast ka vlerësuar se spektri politik duhet të jetë unik rreth kësaj çështjeje. “Në negociata elitat politike duhet ta tejkalojnë përvojën aktuale dhe tejkalimi i përvojës aktuale ka të bëjë me atë kur ne tregojmë vullnet politik dhe shkojmë të gjithë në Bruksel”, ka potencuar Hoxhaj, për këtë të përditshme.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme