Xhelal Sveçla, deputet i Vetëvendosjes, ka thënë se skandalet e fundit me familjarët e zyrtarëve të lartë shtetërorë tregojnë se shteti është i kapur nga këta njerëz.
Duke folur në Interaktiv të KTV-së, për sulmin e vëllait të presidentit Hashim Thaçi, Gani Thaçi, ndaj shefit të Byrosë Kosovare të Sigurisë dhe një drejtori të një kompanie private të sigurimeve, Sveçla ka thënë se kjo është vetëm një nga shumë skandalet e “klikës që ka kapur shtetin”.
Sveçla ka thënë se aktet e tilla s’janë befasi për popullin. Për deklaratën e presidentit Thaçi se edhe vëllai i tij duhet të hetohet normalisht, Sveçla ka thënë se do t’i besonte sikur të bëhej menjëherë pas luftës. “Por tash kemi përvojë 20-vjeçare dhe asnjë fjalë që thonë s’është e besueshme më as për ne e as për qytetarët”, ka thënë ai.
Për skandalin e djalit të shefit të AKI-së, Shpend Maxhuni, Sveçla ka thënë se do të mbetej sekret po të mos ishte nxjerrja e lajmit nga mediat. Djalit të Maxhunit iu gjet drogë e armë në veturë, ndërsa sipas Sveçlës, “pas kuptimit të tentativave për të relativizuar veprën nga policia dhe prokuroria, në një shtet normal kjo do të sillte shkarkimin apo dorëheqjen e menjëhershme të një njeriu kyç për sigurinë e vendit”.
Sveçla ka thënë se rasti i “Gylenistëve” ishte ndër shkeljet më të mëdha të bëra ndonjëherë. Duke folur për komisionin hetimor të krijuar, Sveçla ka shtuar se në dhjetor një raport do të shkojë në Kuvend të Kosovës. Ka thënë se është obligim ligjor që edhe zyrtarët që kanë qenë të përfshirë në rast t’i përgjigjen thirrjet të komisionit.
“Deri tani kemi gjetur shumë shkelje të ligjit, kushtetutës e konventave ndërkombëtare. Patjetër në një sistem që pretendon të jetë normal, patjetër që eksponentë të caktuar do të përgjigjeshin para ligjit. Është me të vërtetë shkelje e madhe. Por edhe dëm politik. Tash patëm vizitën e ministrit të Punëve të Jashtme të Turqisë që kërkoi sërish të dorëzohen shtetas të tyre të cilët tha se kanë kryer akte terroriste. Dëmi politik është se po të refuzojmë tash kërkesën e tyre kemi prishur raportet me ta, duke na u drejtuar se pse njëherë bën e njëherë jo”, ka shtuar ai.
Te skandalet në drejtësi ka përmendur edhe “skandalin e djemve të Grabovcit dhe atë të ikjes së ish-kryetarit të Kaçanikut, Xhabir Zharku, pasi ishte dënuar”.
Për ngjarjet tjera politike, Sveçla ka thënë se nuk pret ndryshim të qëndrimit të presidentit Hashim Thaçi për korrigjim kufijsh, për çka shtoi se është e domosdoshme që të ndalet. Ka thënë se ka kidnapuar një rol që nuk i takon. Ka kritikuar edhe ish-bashkëpartiakët e tij që tash janë pjesë e PSD-së. Ka thënë për ta se kanë dhënë vota kur i janë dashur qeverisë Haradinaj./Koha.net/
Dy të plagosurit në Vranjevc po i ruan policia në QKUK, u ca...
Shtyhet seanca ndaj Kobrës, seancën e radhës pritet të dëgjo...
Aliu: Mbi 16 milionë euro për zgjerimin e rrugës në hyrje të...
Sot shorti i Ligës së Kombeve: Me kë do t’i bie Kosovës?
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të bujqësisë, eko...
“Kobra”: Në natën kritike, rreth 30 persona ishin lënduar, j...