Shumë gjëra sillen në mendjen e gruas kur takoheni.
Me fjalët dhe gjestet e duhura, shumë lehtë ajo mund t’i ketë në mendje gjërat e duhura.
Mënyra si qaseni
ruri i saj menjëherë e matë gjatësinë dhe simetrinë e fytyrës tuaj në momentin që takoheni. Tani duhet ta bindni për karakterin që keni. Afrojuni me plot vetëbesim. Është mirë të flisni përballë njëri-tjetrit dhe ta mbani tërë kohën kontaktin me sy.
Mënyra si prezantoheni
Një shtrëngim i mirë i dorës nuk është rrugë e shkurtë për në shtratin e saj, megjithatë një shtrëngim i keq i dorës mund t’jua rrënojë të gjitha shanset që i keni me të. Duart janë të mbushura me nerva dhe personat me shtrëngime të dobëta të dorës perceptohen si të turpshëm. Prandaj mbajeni pijen me dorën e majtë dhe shtrëngojani mirë dorën.
Zëri juaj
Femrat më joshëse i preferojnë meshkujt me zë të thellë, sipas hulumtuesve skocezë. Zëri i thellë sugjeron për nivele të larta të testosteronit, shenjë e forcës dhe fuqisë riprodhuese. Ajrin nxirreni me diafragmë e jo me fyt. Kjo e zgjatë kolonën e ajrit që lëvizë përgjatë telave tuaj të zërit dhe ju ndihmon të tingëlloni më mirë.
Hapeni ndonjë temë
Thoni diçka që thekson detaje rreth saj. “Shoqja juaj duket e mirë – si e ke njohur atë?” është kompliment dhe mundësi për të folur për të kaluarën e saj. Krijimi i një lidhje të tillë liron dopaminë, gjë e cila ia përmirëson asaj disponimin.
“Është një version më i mirë i Haalandit”, Van Der Vaart zbu...
Nagavci: Kemi buxhetuar pagat për punësimin e 500 asistentëv...
G7 paralajmëron Rusinë kundër përdorimit të trupave koreanov...
Balluku: Nga 1 janari do të ulet çmimi i energjisë elektrike
Xhaka para duelit me Liverpool-in: E di se si është të luash...
Kurti viziton familjen e Rexhep Selimit në 4-vjetorin e arre...