Presidenti rus Vladimir Putin ka paralajmëruar se Rusia do të përgjigjet nëse raketat e reja bërthamore amerikanë do të vendosen në Europë.
Putin tha se çdo vend evropian që strehon raketa amerikane do të jetë në rrezik nga sulmet ruse, transmeton portali arbresh.info
NATO ka thënë se nuk ka gjasa të vendosë më shumë armë bërthamore në Europë, nëse një traktat i kontrollit mes armëve të Uashingtonit dhe Moskës shembet.
SHBA thotë se Rusia ka shkelur traktatin e Forcave Bërthamore të vitit 1987 dhe planifikon të tërhiqet.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg u pajtua se Rusia ndoshta kishte shkelur marrëveshjen. Ai tha se NATO nuk kërkoi konfrontime, por ishte gati për të mbrojtur të gjithë aleatët kundër çdo kërcënimi.
Gjatë kësaj jave NATO fillon stërvitjet ushtarake më të mëdha që nga Lufta e Ftohtë.
Operacioni është të sprapsin një “pushtim” të Norvegjisë dhe do të përfshijë të gjithë 29 anëtarët, si dhe Finlandën dhe Suedinë./arbresh.info/
Haradinaj beson në lirimin e bashkëluftëtarëve që po gjykohe...
Një bullgar i akuzuar për spiunazh për Rusinë “kishte diskut...
Xheneta ngacmon Drilonin teksa pastronte në kuzhinë, pastaj ...
Shqipëria pranohet si Vëzhguese në Rrjetin Evropian të Admin...
Kush do të largohet e kush “rikthehet”? Sonte ju pret një pr...
Kosovarët pa viza edhe në Tajvan