Melania Trump ka dënuar fuqishëm dhunën e mbetur në tentativë ndaj politikanë rivalë të presidentit Trump, pasi iu dërgua një paketë e dyshimtë e cila u kap nga Shërbimi Sekret rrugës për në rezidencat e Barack Obamës dhe Hillary Clinton.
Zonja e Parë falënderoi Shërbimin Sekret për ndalimin e sulmeve dhe ka inkurajuar njerëzit në vend të zgjedhin mirësinë në vend të urrejtjes, transmeton portali arbresh.info.
“Dua të marr një moment të flas për lajmet e sotme dhe sulmet në tentativë ndaj presidentit Clinton, presidentit Obama, familjet e tyre, zyrtarët publikë, individë dhe organizata. Ne nuk mund të tolerojmë këto sulme qyqare dhe i dënoj fuqishëm të gjithë ata që zgjedhin dhunën. U janë mirënjohëse Shërbimit Sekret si dhe forcave të rendit federal dhe lokal për gjithë atë që bëjnë në baza ditore për të na mbajtur të sigurt dhe inkurajoj njerëzit në vend të zgjedhin mirësinë para urrejtjes”, tha ajo.
Ajo foli në një ngjarje në Shtëpinë e Bardhë për të luftuar varësinë ndaj opoideve dhe adresoi lajmin e ditës para se të kthehej në fjalim dhe të prezantonte presidentin Donald Trump./Arbresh.info/
Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovë...
Mot i keq e erëra të forta, komuna e Prishtinës apelon qytet...
Rihapet aeroporti në Londër/ Nuk jepen detaje pas alarmit pë...
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të Kosovës
Përleshje mes dy të miturve në Skenderaj, njëri prej tyre th...
A do të “rikthehet” Atilla sonte në BigBrother?