Kryetari i Degës së Partisë Demokratike të Kosovës në Skenderaj, Sami Lushtaku, ka folur për zgjedhjet e brendshme në subjektin e tij politik.
Lushtaku ka bërë të ditur në emisionin “Pressing”, në televizionin T7, se do të garojë përsëri për postin e kryetarit të Degës së PDK’së në Skenderaj.
“Me siguri do t’i hyj garës për kryetar të degës në Skenderaj”, është shprehur Lushtaku.
I pyetur nëse do të ketë kundërkandidat, Lushtaku është përgjigjur: “Me siguri se po”.
Ai ka thënë se “dyert janë të hapura” për këdo që e synonin postin e kreut të Degës së PDK’së në Skenderaj.
Lushtaku është kryetar i Degës së PDK’së në Skenderaj që 10 vjet. /Express/
Anisa ka një kërkesë për Drilonin, ky e refuzon
Vdes në moshën 112-vjeçare njeriu më i vjetër në botë
Anisa ka një kërkesë për Drilonin, ky e refuzon
“Bixhoz me partnerët”, Konjufca për Osmanin: Mund të përdort...
Arsovska: Nuk do të kandidojë për një mandat të dytë për qyt...
Arrestohet personi që vodhi automjetin që u përdor në atenta...