Ministri i Jashtëm: Kryetemë e të gjitha takimeve mbetët anëtarësimi i Kosovës në INTERPOL

20:55 | 24 Tetor 2018
V. S.

 

Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, k treguar për takimet që i ka pasur në  margjinat e samitit të Krans Montanës në Zvicër.

Përmes një postimi në facebook, Pacolli ka shkruar se krye temë e këtyre takimeve ka qenë anëtarësimi i Kosovës në INTERPOL.

Postimi i plotë:

Në margjinat e samitit të Krans Montanës në Zvicër, pata mundësinë të zhvilloj një numër të madh takimesh me përfaqësues të ndryshëm nga vendet e botës.

Kryetema e takimeve të mija natyrisht ishte nevoja e anëtarësimit të Kosovës në INTERPOL. U shpjegova arsyet e shumta pse është jashtëzakonisht e rëndësishme pranimi i vendit tonë në këtë organizatë.

Arsyeja kryesore natyrisht është siguria, lufta kundër terrorizmit dhe krimit të organizuar ndërkombëtar.

Çdo ditë e më tepër po rritët mbështetja ndërkombētare për këtë kauzë.

Poashtu me Presidentin e Forumit, Crans Montana, biseduam për mundësinë që sesioni i ardhshëm, që do të jetë në qërshor, të mbahet në Prishtinë./arbresh.info/

Fotografia e Behgjet Pacolli

Fotografia e Behgjet Pacolli

Fotografia e Behgjet Pacolli

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme