Google ADS

Princi saudit e quan rastin e Khashoggit krim të neveritshëm

21:02 | 24 Tetor 2018
Arbresh.info

Mohammed bin Salman ka premtuar të punojë më Turqinë në konferencën e profilit të lartë biznesor në Arabinë Saudite.

Jamal Khashoggi ishte një kritik i zëshëm i princit të kurorës para vrasjes së tij në fillim të muajit tetor, transmeton portali arbresh.info.

Princi i kurorës ka premtuar të sjellë para drejtësisë ata që janë përgjegjës për vrasjen e disidentit saudit, gazetarit Jamal Khashoggi.

“Ata që janë prapa këtij krimi do të mbahen përgjegjës”, tha ai gjatë një fjalimi drejtuar drejtuesve të biznesit në forumin e Iniciativës për Investime të Ardhshme në Riad. Vdekja e Khashoggi, shtoi ai, ishte një “krim i urryer”.

Ai tha se kundërshtarët e Riadit kanë shfrytëzuar incidentin për të “vendosur një pykë midis Arabisë Saudite dhe Turqisë”.

Gazetari, i cili kishte kritikuar vazhdimisht princin e kurorës para vdekjes së tij, u zhduk në fillim të tetorit, pasi hyri në konsullatën saudite në Stamboll.

Turqia akuzoi qeverinë saudite për vrasjen dhe masakrimin e Khashoggi në konsullatë.

Riadi tha se gazetari kishte vdekur gjatë një lufte pasi fillimisht pretendonte se ai kishte lënë gjallë ndërtesën e konsullatës./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme