Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë dy ditëve të ardhshme do të mbajë mot i ftohët me reshje të lehta shiu, kurse temperaturat do të ngritën nga dita e premte.
Ndërsa, pritet që në viset malore të bie edhe fjolla të dobëta bore.
“Vendi ynë do të vazhdoj të mbetet nën ndikimin e masave të ajrit me origjinë nga verilindja. Këto masa do të krijojnë kushte për mot të vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat gjatë orëve të pasditës vende-vende do të shoqërohen me riga shiu, derisa në visat malore priten edhe fjolla të dobëta bore. Nesër edhe në fushat barike do të ketë luhatje, duke bërë që masat e ajrit të jenë më shum aktive. Temparaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 1-3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 13-17 gradë Celsius.
Do të fryjë erë herë-herë me vrull nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi deri 9m/s. Nga dita e premte, e tutje, sërish merkuri në termometër do ti regjistroj vlerat mbi 20 gradë Celsius. Kurse masat e ajrit do ta ndyshojnë kahun e lëvizjes, duke vazhduar në drejtim të jugperendimit, ku shpejtësia e tyre do të ndryshoj në orët e pasdites”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...