Google ADS

Zëvendëskryeministri pret që Kuvendi ta votojë së shpejti ekipin negociator në dialogun me Serbinë

20:07 | 24 Tetor 2018
V. S.

Në takimin me strukturat e degës në Prishtinë, zëvendëskryeministri Fatmir Limaj, njëherësh kryetar i Nismës Socialdemokrate, tha se pjesëmarrja e anëtarëve të Nismës në dialogun Kosovë-Serbi garanton siguri, transparencë e prosperitet për vendin.

Limaj tha se faktori politik duhet të jetë i bashkuar kur trajtohen çështjet me interes nacional.

Ai më tutje u shpreh i bindur se parlamenti shumë shpejt do ta votojë rezolutën dhe delegacionin, i cili do të marrë pjesë në bisedimet e fazës së fundit me Serbinë.

“Ne do të jemi të gatshëm për të dialoguar me të gjithë fqinjët e përtej. Nisma nuk do të marrë pjesë në asnjë diskutim ku dëmtohet Kosova. Ne do të jemi aty dhe do garantojmë transparencë, siguri e prosperitet për vendin tonë”.

“Për tema nacionale duhet të bashkohet faktori politik në Kosovë. Unë pres që shumë shpejt parlamenti të votojë edhe rezolutën, edhe delegacionin”./EO/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme