Z Mobile Prishtina ka shënuar fitore të madhe në FIBA Europe Cup, duke e mposhtur në udhëtim Steauan e Bukureshtit me rezultat 81:87.
Skuadra nga Kosova, ka arritur të regjistrojë edhe fitoren e dytë në grupin B, duke e mundur tani Steauan.
Çereku i parë i ndeshjes ishte i barabartë, me vendasit që arritën ta fitojnë me rezultat 21:19.
Në çerekun e dytë pamë një Prishtinë shumë të organizuar, me mbrojtje të fortë dhe sulm efikas, gjë e cila solli edhe rezultat, për të fituar këtë çerek me rezultat 15:24, për rezultatin e përgjithshëm 36-43.
Vendasit arritën të organizohen në çerekun e tretë, për ta fituar me rezultat 24:11.
Fituesi i këtij takimi u përcaktua në çerekun e fundit.
E ky çerek, i takoi skuadrës nga kryeqyteti i Kosovës, të cilin e fitoi me rezultat 24:33, për fitoren e dytë në dy ndeshje në FIBA Europe Cup
Shkrumbohet një banesë në Lushnje
Agjenti konfirmon rikthimin e Mario Balotellit në Serie A
Britania dhe Kina japin shenja pajtimi gjatë vizitës së krye...
Femra vendosni: Këto janë karakteristikat kryesore të mashku...
Ushqimet për një fytyrë pa rrudha
Kurti në Paris, fton kompanitë franceze që të investojnë në ...