Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, ka takuar sot përfaqësuesit e subjekteve politike shqiptare në Mal të Zi.
Haradinaj u shpreh optimist për bashkëpunimin në mes të Kosovës dhe Malit të Zi, në veçanti në aspektin ekonomik.
Në një postim në Facebook, ai tha se shqiptarët sot janë në pozitë të volitshme dhe se po marrin përgjegjësitë e tyre në krijimin e paqes së përhershme në Ballkanin Perëndimor.
Postimi i plotë:
Kënaqësi t’i takoja sonte së bashku përfaqësuesit e subjekteve politike shqiptare në Mal të Zi, me të cilët patëm një bashkëbisedë të hapur, e cila do të vazhdojë së shpejti edhe në Prishtinë. Mali i Zi është partner i Kosovës në planin ndërkombëtar, fuqizimin e stabilitetit rajonal si dhe në rrugën e përbashkët europiane. Qeveria e Kosovës sheh me interes madhor fuqizimin e bashkëpunimit me Qeverinë e Podgoricës, veçmas në ekonomi, si mundësi reale për ngritjen e mirëqenies së shqiptarëve në Mal të Zi. Shqiptarët, sot, janë në pozitë të volitshme kudo që jetojnë dhe si faktorë rajonal ata po marrin përgjegjësitë e tyre, në krijimin e paqes së përhershme në Ballkanin Perëndimor./arbresh.info/
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...