Policia jep detaje rreth aksidentit në Gjakovë

19:35 | 24 Tetor 2018
V. S.

Policia Rajonale e Gjakovës ka dhënë detaje rreth aksidentit që ka ndodhur sot pasdite në Gjakovë.

Zëdhënësja e Policisë së Gjakovës, Lirije Podrimaj, tha për KALLXO.com se në këtë aksident janë përfshirë dy automjete.

Sipas zëdhënëses, aksidenti ka ndodhur rreth orës 17:30, në rr. “Faik Konica”, afër Spitalit.

Në këtë aksident, sipas Podrimajt, është lënduar një person.

“Sipas Spitalit, lëndimet e viktimës janë të lehta”, tha për KALLXO.com Lirije Podrimaj.

Sipas Policisë, dyshohet se aksidenti ka ndodhur për shkak të mosrespektimit të shenjës “Stop”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme