Google ADS

5 gjëra që mësova duke udhëtuar vetëm pasi u ndava nga i dashuri

18:41 | 24 Tetor 2018
Arbresh.info

Elizabeth Bennett është një ndër gazetaret e njohura të revistës së huaj “PopSugar”, e cila ka ndarë një shkrim personal dhe pasionin e saj për udhëtimet.

Ajo ka treguar se pasi është ndarë nga i dashuri kishte vendosur që të udhëtonte vetëm, si një mënyrë për të rimarrë veten nga thyerja e zemrës. Ajo ka udhëtuar nëpër Sri Lanka, Indi dhe Nepal për gati dy muaj. Pas kësaj periudhe ajo është shprehur se ndihet shumë më mirë dhe ka dalë në konkluzionin se të qënurit single nuk do të thotë se ndihesh vetëm. Gjithashtu ajo ka renditur edhe gjërat që ka mësuar nga udhëtimi që ka bërë vetëm, shkruan In Tv.

1.Ti mund të shijosh shoqërinë e vetes suaj

“Të flesh, të hash dhe të shpenzosh ditët e tua vetëm në fillim do të duket shumë e çuditshme, por është e pabesueshme se sa shpejt ju do të përshtateni. Në fakt unë u përshtata shumë herë më shpejt seç e kisha menduar dhe fillova të shijoja shoqërinë e vetes sime”, është shprehur ajo.

2.Ju takoni njerëz të rinj

Një nga gjërat më të vështira që përjeton pasi ti i jep fund një lidhje është kur mendon planet që kishe bërë me të dashurin, por mendo që kur ti udhëton vetëm do kesh mundësi që të takosh dhe të njohësh njerëz të rinj. Është çliruese dhe shumë frymëzuese!

3.Ke mundësi që të jesh egoist dhe të mendosh vetëm për veten

Kur jeni në një marrëdhënie, ju bëni kompromise në mënyrë të pashmangshme në një mori gjërash. Ndërkohë që kur je vetem dhe udhëton vetëm ju mund të jeni egoist dhe të bëni çfarë ju dëshironi.

4. Të udhëtosh vetëm kushton më shumë

Ju nuk mund të ndani dhomën, restorantin, pra kur je vetëm shpenzimet tuaja do të jenë dyfish.

5. Do iu rritet vetëbesimi

“Kur u ndava nga i dashuri im ndihesha shumë keq dhe nuk kisha shumë siguri dhe vetëbesim. U ndjeva e humbur dhe e hutuar, por udhëtimi shumë shpejt rivendosi vetëbesimin tim dhe më e rëndësishmja aftësinë time për të marrë vendime”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme