Google ADS

Reagon Presidenti, distancohet nga sulmi që vëllai i tij bëri ndaj dy personave

18:07 | 24 Tetor 2018
V. S.

Presidenti Hashim Thaçi ka reaguar pasi vëllai i tij Gani Thaci ka sulmuar dy persona në Byronë Kosovare të Sigurimit. Ai është distancuar publikisht nga sulmi që bëri vëllai i tij.

Thaçi ne facebook,  ka shkruar se të qenit familjar i tij, nuk i jep lirinë Gani Thaçit që të veproj kundërligjshëm.

Shkrimi i plotë i Presidentit:

Jam njoftuar për përfshirjen e vëllait tim në një përleshje sporadike fizike. Asnjëherë nuk do ta arsyetoj asnjë veprim të kundërligjshëm të askujt, aq më tepër në një rast si ky. Të qenit familjar i një zyrtari të lartë nuk nënkupton imunitet dhe amnisti për askënd. Përkundrazi. Përgjegjësia është individuale. I ftoj organet e rendit që ta trajtojnë rastin në përputhje me ligjin. Vetëm kështu ndërtojmë shtet ligjor, në të cilin të gjithë jemi të barabartë para ligjit dhe drejtësisë. HTH/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme