Besart Berisha, golashënuesi më i mirë në histori në elitën e futbollit australian, A-League, u largua nga Melbourne Victory për të shkuar te klubi japonez, Sanfrecce Hiroshima në qershor, por nuk po e gjen veten në mjedisin e ri, edhe pse klubi pozicionohet në vendin e dytë në J-Leaguen japoneze.
Me vetëm pesë ndeshje si zëvendësues, Berisha ende nuk ka shënuar gol në Japoni.
Gjatë kohës kur luante me Brisbane Roar, ka punuar me trajnerin Mike Mulvey dhe është pikërisht ky i fundit që e ka kërkuar sulmuesin shqiptar t’i bashkohet te Central Coast Mariners.
“Ne kemi folur me menaxherët e Berishës dhe ai ka thënë faleminderit për ofertën, do të kthehesha të luaj me Mariners, por kam kontratë në Japoni dhe të shohim se çfarë do të ndodhë. Ka qenë futbollist im në Brisbane, ishte një djalosh fantastik, ai dëshiron gjithmonë të fitojë”.
Interesant fakti që te Mariners është stërvitur prej disa javësh rekordmeni i botës në 100 dhe 200 metra, Usain Bolt, i cili dëshiron të bëhet futbollist profesionit, por Mariners nuk janë të mundur për t’i siguruar një kontratë të majme xhamajkanit, ndaj e kanë lënë jashtë skuadrës, të paktën për momentin. Trajneri i Central Coast, Mike Mulvey, dëshiron të ketë në dispozicion një sulmues të konfirmuar si Berisha, i cili gjatë karrierës së tij në Australi ka shënuar plot 116 gola në A-League.
Kurti merr pjesë në ceremoninë e zbulimit të shtatores së Me...
Sot shqyrtohet në komision ligji i kthyer për rishqyrtim nga...
Sonte rikthehet Liga e Kampionëve me nëntë ndeshje në progra...
Sot protestojnë punëtorët e sigurimit fizik të QKUK-së
Shtëpia e Bardhë: Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e P...
Donald Trump: Do të rris tarifat për Kanadanë, Meksikën dhe ...