Një ngjarje tragjike ka ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në fshatin Baltëz të Fierit. Një fëmijë vetëm 13-vjeç ka gjetur vdekjen, për shkak të plagëve të marra nga goditja me thikë. Ajo që e bën edhe më të rëndë këtë ngjarje është fakti se autor i saj dyshohet se është vëllai i vogël i viktimës, 10 vjeç.
Në një njoftim zyrtar të policisë së Fierit, thuhet se i mituri 13-vjeçar u dërgua në spital nga familjarët e tij, por pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve, ai nuk mundi të mbijetonte.
Dyshimet paraprake të policisë janë se mes dy vëllezërve ka pasur një grindje dhe 10-vjeçari ka marrë thikën duke goditur vëllain e tij të madh.
“Sot në datën 24.10.2018, rreth orës 10:50, ka shkuar i shoqëruar nga familjarët në Spitalin e Fierit shtetasi Gj.V, 13 vjeç, banues në fshatin Baltëz. Nga hetimet paraprake dyshohet se pas një grindje me njëri tjetrin, vëllai i tij i vogël, shtetasi i mitur K.V, 10 vjeç, ka marrë thikën dhe e ka goditur. Si pasojë e plagëve të mara, shtetasi Gj.V ndërroi jetë në Spitalin e Fierit”, thuhet në njoftimin e policisë së Fierit.
Për ngjarjen e rëndë është ngritur një grup hetimor, që po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të saj./tvklan.al
Superliga rikthehet sot me dy superduele
Poker dhe baste sportive online, 29 të arrestuar në Tiranë
A do të arrestohej Benjamin Netanyahu në Gjermani?
Aksident me fatalitet në Suharekë, vdes një person e lëndohe...
Vidhet një pistoletë me 40 fishekë në Prizren
Policia jep detaje rreth protestës së kompanisë “Pastrimi” p...