Gjobiten Apple dhe Samsung për ngadalësimin e telefonave

16:35 | 24 Tetor 2018
Arbresh.info

Apple dhe Samsung janë gjobitur me miliona euro secila nga autoritetet italiane për “vjetërsimin e planifikuar” të telefonave të mençur.

Apple është goditur me gjobë 10 milionë euro, kurse Samsungu me pesë milionë euro, transmeton portali arbresh.info.

“Apple dhe Samsung kanë implementuar praktika të padrejta komerciale”, tha autoriteti italian i konkurrencës në një deklaratë.

Përditësimet e softuerit thuhet të kenë ngadalësuar performancën e telefonave të vjetër.

Kjo “shkaktoi keqfunksionime serioze dhe performancë të konsiderueshme të reduktuar”, gjë që provokoi përdoruesit në përmirësimin e pajisjeve të tyre, tha autoriteti.

Kompanitë inkurajuan përdoruesit të përmirësonin softuerin e sistemit operativ, por nuk bënë të qartë kërkesat e reja që softueri i ri do të bënte për smartfonët, sipas autoritetit.

Samsung tha se ishte “i zhgënjyer” me vendimin dhe tha se do të apelonte.

“Samsung nuk ka lëshuar asnjë përditësim softuerësh që redukton performancën e Galaxy Note 4”, tha një zëdhënës.

“Për dallim, Samsung ka lëshuar gjithmonë përditësime softuerësh që u mundësojnë klientëve tanë që të kenë përvojën më të mirë të mundshme”, përcjell arbresh.info.

Apple u gjobit më shumë se Samsung, sepse gjiganti i teknologjisë gjithashtu nuk u tregoi klientëve detaje të rëndësishme rreth baterive të iPhone – duke përfshirë atë se si të zgjasin jetëgjatësinë e tyre.

Të dyja firmat duhet të publikojnë një deklaratë në faqet e tyre italiane duke u thënë konsumatorëve vendimin e autoritetit.

Vitin e kaluar, Apple konfirmoi se ai ngadalësoi qëllimisht disa modele më të vjetra të iPhone, sepse performanca e tyre e baterisë u zvogëlua me kalimin e kohës./Arbresh.info/

 

 

 

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme