Të dhënat nga Tregtia e jashtme në Kosovë tregojnë për një deficit tregtar më të lartë për 20.2% në muajin shtator 2018, në raport me periudhën e njëjtë të vitit 2017, gjegjësisht në vlerë prej 257.3 milionë eurosh, krahasuar me deficitin prej 213.9 milionë eurosh në vitin 2017. Eksporti mbulon importin me 12.5%, transmeton Koha.net.
Eksporti i mallrave në muajin shtator 2018 kishte vlerën 36.6 milionë Euro, ndërsa importi 293.9 milionë Euro, që është një rritje prej 7.6% për eksport, dhe një rritje prej 18.5% për import, duke krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2017.
Sipas të dhënave të grupeve kryesore të eksportit: 42.6% të eksporteve e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre; 11.3% e përbëjnë plastika, goma dhe artikujt prej tyre; 9.5% e përbëjnë ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani; 9.4% e përbëjnë produktet minerale; 9.0% e përbëjnë produktet bimore; 2.8% e përbëjnë artikujt e ndryshëm të prodhuar; 2.4% e përbëjnë tekstili dhe artikujt prej tij.
Ndërsa, sipas të dhënave të grupeve kryesore për import: 16.0% e përbëjnë produktet minerale; 13.0% e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre; 11.1% e përbëjnë ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani; 10.9% e përbëjnë makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike; 7.8% e përbëjnë mjetet e transportit; 7.1% e përbëjnë produktet e industrisë kimike; 6.3% e përbëjnë plastika, goma dhe artikujt prej tyre; 5.6% e përbëjnë tekstili dhe artikujt prej tij etj.
Eksportet e Kosovës në vendet e BE-së arritën në 10.2 milionë euro, ose rreth 28.0% e eksporteve të përgjithshme, me një rritje prej 14.1%. Partnerët kryesorë për eksportin e mallrave në BE janë: Gjermania (7.6%), Holanda (3.4%), Sllovenia (2.2%), Danimarka (2.1%).
Kurse, importet e Kosovës nga vendet e BE-së ishin rreth 124.0 milionë euro, ose 42.2% e importeve të përgjithshme, me një rritje prej 19.6%. Importet me pjesëmarrje më të lartë ishin nga: Gjermania (10.1%), Italia (5.9%), Spanja (3.7%), Greqia (3.4%), Sllovenia (2.9) etj.
Në muajin shtator 2018, eksportet e Kosovës me vendet CEFTA-s arritën në 15.0 milionë euro, ose 41.1% të eksporteve të përgjithshme, me një rënie prej (-9.8%). Partnerë kryesorë për eksport nga vendet e CEFTA-s ishin: Shqipëria (17.0%), Maqedonia (11.2%), Serbia (6.9%), Mali i Zi (3.6%).
Ndërsa, importet nga vendet e CEFTA-s në muajin shtator 2018, arritën në 82.2 milionë euro, ose 28.0% të importeve të përgjithshme, me një rritje prej 10.2%. Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import ishin: Serbia (12.8%), Shqipëria (6.7%), Maqedonia (5.4%) dhe B&H (2.6%).
Eksportet e Kosovës me vendet e tjera të botës arritën në 11.3 milionë Euro, ose 30.9%. Si partnerë më të rëndësishëm nga këto vende për eksport, vlen të përmenden: India (21.2%) dhe Zvicra (5.8%).
Ndërsa, importet e Kosovës me vendet e tjera të botës arritën në 87.6 milionë Euro, ose 29.8%. Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import në këtë grup ishin: Turqia (9.5%) dhe Kina (9.5%).
Për më shumë informata, lidhur me Statistikat e Tregtisë së Jashtme për muajin shtator 2018, vizitoni: http://ask.rks-gov.net/sq/agjencia-e-statistikave-te-kosoves/ekonomi/tregtia-e-jashtme
Driloni me pëlqim për Xhenetën?
Mevlani: Me Dianën nuk kishte asgjë serioze – po të isha beq...
Kurti: Shëndetësia publike po transformohet shpejt dhe rrënj...
Sulmet izraelite në Gaza, mbi 70 të vrarë gjatë orëve të fun...
“Vendimi pas dy javësh, nuk presim rezultat tjetër veç fitor...
Banka Botërore nis në Shqipëri programin për urat e qëndrues...