Google ADS

Panik në sallën e gjyqit, i arrestuari humb ndienjat

11:23 | 24 Tetor 2018
A. B.

Pak minuta pas nisjes u ndërpre seanca për masën e sigurisë ndaj personave rë arrestuar në operacionin “VOL VO 4”.

Mësohet se shkak është bërë gjendja shëndetësore e një prej të arrestuarve.

Shtetasi Vlash Gazulli ka pësuar gjendje të fikti në sallën e gjyqit dhe që ka sjellë edhe ndërprerjen e seancës.

Bëhet fjalë për Vlash Gazulin, 76 vjeç, i cili u transportua me urgjencë në spital për ndihmë mjekësore.

Në sallën ndodhen të arrestuar edhe ish-deputeti socialist Arben Ndoka si edhe vëllai i tij Xhevin Ndoka për tjetërsim pronash dhe falsifikim dokumentash.

Po ashtu edhe ish- drejtori i Burgjeve, Arben Çuko.

Këta të fudnit kanë kërkuar veçimin e çështjes pasi pretendojnë se nuk kanë lidhje me grupin e arrestuar.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme