Greqia ka ndryshuar qëndrim lidhur me shpalljen e zgjerimit të vijës së saj bregdetare nga 6 në 12 milje. Ka qenë një vendim i marrë pas një mbledhje me dyer të mbyllura që ministri i jashtëm dhe njëkohësisht edhe kryeministër i vendit, Aleksis Tsipras, me stafin më të lartë politik të kësaj ministrie, si dhe diplomatë të lartë në vendin fqinj.
Burimet sqaruan se ky vendim i Athinës zyrtare u mor pasi, sipas kryeministrit, përpara se të kërkojë prej presidentit të firmose dekretin për një çështje kaq madhore siç është zgjerimi i sovranitetit në Jon edhe Egje, duhet më parë që të informohen edhe liderët e partive parlamentare, si dhe të ketë konsultime me presidentin.
Mësohet se pala amerikane ka kërkuar anulimin e këtij vendimi, ndërsa më herët ministri i jashtëm turk Mevlit Çaushoglu, deklaroi se çdo veprim i Athinës për zgjerim të vijës së saj bregdetare, në Jon ose Egje, do të përbëjë për të, “Casus Belli” (shkak për luftë).
Lidhur me këtë çështje, nuk ka patur asnjë reagim nga pala shqiptare, e cila tre ditë më parë kishte pohuar se zgjerimi i vijës bregdetare mes Greqisë dhe Shqipërisë, është e drejtë e të dy vendeve, dhe se ajo mund të shtrihej në zonat ku kjo do të ishte e mundur. /TCH
Hamzën në Hannover dhe Köln: Kosova është shtëpia jonë e për...
Vazhdojnë paraqitjet e mira të Zhegrovës – shpallet lojtari ...
Osmani: Kosova dhe Kanadaja do ta fillojnë Programin e Bashk...
Haradinaj: Kosova direkt në NATO, është kthesa e madhe për K...
Erdogan synon rritjen e tregtisë me Rusinë
Incidentet në takimin e Ramës me shqiptarët e Britanisë, një...