Shtatë vjet pa konsensus

08:07 | 24 Tetor 2018
Arbresh.info

Ndonëse janë bërë shtatë vjet prejse ka nisur dialogu mes Kosovës e Serbisë, partitë politike në vend nuk po arrijnë të dakordohen rreth këtij procesi.

I përçarë spektri politik po vazhdon të jetë prej vitit 2011, kur edhe kishte filluar ky proces në kuadër të nivelit teknik atë kohë, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

As faza finale në të cilën ndodhet ky proces aktualisht nuk po i bën bashkë pushtetin e opozitën.

Madje në etapën përmbyllëse të dialogut, e cila ka nisur në qershor të këtij viti, pos moskoordinimit pozitë – opozitë po mungon edhe dakordimi mes institucioneve kyçe të Republikës së Kosovës.

As kryeministri Ramush Haradinaj e as kryeparlamentari Kadri Veseli nuk po e mbështesin idenë për korrigjim të kufirit me Serbinë, e cila tashmë është shpërfaqur prej presidentit Hashim Thaçi, që është duke e përfaqësuar Kosovën në dialogun me Serbinë.

Ish-kryenegociatoroja e këtij procesi, Edita Tahiri, gjatë një bisede për “Zërin” e ka vlerësuar të rrezikshme idenë e kreut të shtetit mbi kufijtë.

Kurse në rast se nuk arrihet një konsensus nacional rreth dialogut, sipas saj duhet të krijohet një qeveri e unitetit ose vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme