“Ish-kryeministri Ivo Sanader do të vuajë 2 vjet e gjysmë burg”. Ky ka qenë vendimi i gjykatës kroate për njeriun që udhëhoqi Kroacinë për gjashtë vjet dhe ishte kryeministri i anëtarësimit të Kroacisë në NATO dhe i liberalizimit të vizave.
Pavarësisht këtyre, ai u ndëshkua nga Gjykata e Qarkut në Zagreb për rastet e korrupsionit që rëndonin mbi të.
Drejtësia vendosi që Sanader gjithashtu duhet të kthejë rreth gjysmë milioni euro (570,000) pas ryshfetit që ai mori në një marrëveshje me Bankën Hypo të Austrisë në vitet 1990, duke përfituar 500 mijë euro
Ai është zyrtari më i lartë i arrestuar për korrupsion në Kroaci, ç’ka i hapi vendit “portën” për anëtarësim në Bashkimit Evropian.
Pacolli publikon video të ministrit Peci duke injoruar një l...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte do të vizitojë...
Driloni-Edit: Nëse e fitoj çmimin, e ndaj me ty
Suhareka dhe Ferizaj kërkojnë të rikthehen te fitoret, forma...
Xheneta-Arionit: Të mëson Edi me qenë burrë
LVV i kërkon Përparim Ramës anulimin e tenderit për menaxhim...