Gashi: Disa politikanëve nuk po u konvenon lirimi i Sylejman Selimit

00:02 | 24 Tetor 2018
Trina Galanxhi

Avokati Tomë Gashi ka thënë se klienti i tij ish-Komandanti i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Syelejman Selimi, “ka prekur dikë në damar, kur tha se UÇK-ja ka pasur 12,700 ushtarë”.

Avokati i Sylejman Selimit, Tomë Gashi në “Dossier D” me Fidan Ramën në RTV Dukagjini, ka treguar se gjyqtari i EULEX-it futi në panelin e gjyqtarëve dashnoren e tij, me të cilën nuk ishte i martuar, për të bërë shumicën e dy vetave e më pas të dënojë  Sylejman Selimin.

“Gjyqtari Darius Sielicki, fillimisht për ta gjetur mënyrën juridike se si të dënojë Sylejman Selimin dhe të tjerët, mori në panelin gjykues prej tre gjyqtarëve të dashurën e tij. Që do të thotë se janë bërë dy persona që do të votonin për të dënuar Selimin me shokë”, tha Gashi, duke treguar se këto prova i kanë marrë nga kryetari i gjyqtarëve të EULEX-it, Malcolm Simons.

Avokati ka thënë se është skandaloze që edhe pas anulimit të aktgjykimeve, Sylejman Selimi dhe të tjerët mbahen ende në burg.

“Gjykata Supreme ka anuluar të gjitha aktgjykimet sa i përket Sylejman Selimit, Jahir Demakur e të tjerëve, por Selimi ende mbetet në burg kundërligjshëm”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Gashi ka thënë se disa politikanëve nuk po u konvenon lirimi i Selimit, për çështje që vetëm ata i dinë.

“Shqiptarët po veprojnë krye në veti, sepse politikanët nuk i lejojnë të veprojnë sipas ligjit, por thjesht nuk u konvenon të lirohet Sylejman Selimi për çështje që vetëm ata i dinë”.

Avokati ka thënë se deklarata e Selimit për numrin e veteranëve mund t’i ketë prishur punë dikujt, prandaj dikush do që ai të mbetet në burg.

“Mos e ka prek dikë në damar Selimi kur deklaroi nga burgu i Dubraves së UÇK-ja ka pasur 12,700 ushtarë, por jo më shumë se 13,000 ushtarë”, tha ndër të tjera Tomë Gashi.

https://www.facebook.com/infoboxrtvdukagjini/videos/337527090341889/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme