Google ADS

Është momenti i krijimit të Ushtrisë së Kosovës, mos ta presim Listën Serbe

22:58 | 23 Tetor 2018
V. S.

Eksperti i Sigurisë Nuredin Ibishi, duke folur për ligjet e transformimit të FSK-së në Ushtri në emisionin Zona B në Klan Kosova, ka thënë se ka ardhë momenti që transformimi i FSK-së të bëhet, njofton Klan Kosova.

‘Në këtë rast ngrita çështjen e mundësisë të bëhet transformimi i FSK-ë në baza ligjore. Alternativa apo mundësia u dha nga komisioni parlamentar për mbikëqyrje në sektorin e sigurisë kur edhe unë isha anëtar’.

‘Kur Thaçi ndërmori iniciativën me pakon e ligjeve të tentohet transformimi i FSK-së në forca të armatosura e cila nuk kaloi për shkak të reagimeve të NATO dhe SHBA. Kjo iniciativë kur është dhënë prej Ministrit të Mbrojtjes së SHBA-ve është mundësia e vetme, s’kemi pse të presim prej Listës Srbska që ajo do të ndryshojë mendimin. Edhe ky emërtim është emërtim i mirë’.

‘Ne nuk kemi kohë të presim, transformimi i FSK-së do të ketë ca probleme në këtë miratim për shkak të kundërshtimit të pesë vendeve që nuk e kanë njohur Kosovën edhe disa trysni tjera, por mendoj që nuk duhet të humbim shumë kohë’.

‘Është e rëndësishme që ka ardhë momentin që një transformim të bëhet, nuk ka tjetër mundësi’./klan kosova/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme