Gattuso rrezikon seriozisht, Milani kontakton ish-futbollistin

22:29 | 23 Tetor 2018
Arbresh.info

Gennaro Gattuso e di mjaft mirë, që prej fillimit të sezonit, se është nën vëzhgim

Humbja në derbi ka bërë që drejtuesit e Milanit të mos jenë aspak të kënaqur me mënyrën e përgatitjes së ndeshjes nga trajneri Gennaro Gattuso. Paolo Maldini është shfaqur tepër i zymtë në fytyrë në stërvitjen e ditës së hënë, teksa drejtori sportiv, Leonardo, nuk ka dhënë asnjë deklaratë për shtyp.

Edhe pse ndaj Interit ishta vetëm humbja e dytë e kuqezinjve këtë sezon, duke përfshirë edhe dy ndeshjet në Europa League (ku kanë arritur dy fitore), kjo nuk justifikon aspak zgjedhjet e trajnerit, zëvendësimet dhe sidomos vendosja në fushë, totalisht një dorëzim në pritje të barazimit, që u prish në fund.

Gennaro Gattuso e di mjaft mirë, që prej fillimit të sezonit, se është nën vëzhgim, ndaj edhe për këtë arsye, sipas asaj që shkruan TGCOM, kuqezinjtë janë duke parë një alternativë në rast se në ndeshjet e radhës, atë ndaj Sampdoria dhe Genoa, nuk do të vijnë gjashtë pikë, siç edhe parashikohet.

Emri në listë si kandidat i mundshëm për stolin është një tjetër ish-milanist, Roberto Donadoni, aktualisht pa skuadër. Disa kontakte, madje, ka pasur me ish-trajnerin e Italisë dhe Bologna-s, por thjesht formale.

Emri i Antonio Conte-s është lënë pas dore, për momentin, shkak edhe kostot financiare të tepruara, duke qenë se ish-trajneri i Chelsea vazhdon gjyqin për të fituar 10 mln eurot e gjithë rrogës për sezonin 2018-2019, pasi u shkarkua me pa të drejtë sipas tij.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme