Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu hedh poshtë zërat se operacionet e fundit për goditjen e grupeve kriminale janë dekonspiruar. Kreu i uniformave blu thotë se operacioni VOL-VO 4 ishte një tjetër sukses i policisë që goditi 4 grupe kriminale.
“Operacioni i orëve të fundit ‘Vol-Vo 4” goditi anëtarët e 4 grupeve kriminale dhe pati një shtrirje në 12 qytete, pa asnjë dekonspirim, megjithë përmasat jo të zakonshme të një operacioni policor, me 1500 efektivë në terren. Për shumë grupe të tjera të skeduara tashmë në hetimet intensive prej shumë muajsh, janë në rrugë të mbarë dhe do të ketë shpejt të tjera rezultate domethënëse në këtë luftë pa kompromis”.
Një tjetër fokus i Policisë së Shtetit prej 20 Shtatorit me porosi të Kryeministrit Edi Rama dhe Ministrit Xhafaj është goditja e atyre që konsiderohen si “të fortë”.
“Janë arrestuar vetëm në kuadrin e këtij operacioni mbi 300 persona në kontrollet pro aktive në territor, ndër ta, rreth 160 persona të identifikuar me precedentë apo prishës të rendit, të konsideruar si ‘të fortë’ janë ndaluar apo arrestuar, ndër ta rreth 70 vetë për armëmbajtje pa leje. Gjithashtu janë kapur e arrestuar 154 persona për të cilët ka patur një urdhër kërkimi kombëtar dhe 14 të tjerë në kërkim ndërkombëtar, për vepra të ndryshme penale”.
Policia e Shtetit ka hartuar një listë të personave me precedentë kriminalë, me rrezikshmëri shoqërore si dhe individët problematikë me sjelljet e tyre të dhunshme./Tv Klan
Berisha i drejtohet shqiptarëve në Londër: Keni rol përcaktu...
Anglia merr fitore të thellë ndaj Irlandës dhe rikthehet në ...
Kurti: Doracakët asnjëherë nuk kanë qenë kurrikulë e as teks...
‘Termokos’: 17.500 konsumatorë me pajisje matëse për ngrohje
Eksperti gjerman bën një propozim radikal: Burrat patentë-sh...
Scholz mbron bisedën telefonike me Putinin