Policia e Kosovës po heton sulmin ndaj pelegrinëve serbë në fshatin Studenicë të Istogut, të cilët ishin nisur për të vizituar disa objekte fetare.
Policia thotë se ka intervistuar 11 persona për prishje të rendit dhe qetësisë publike. Pesë prej tyre janë arrestuar dhe më pas janë liruar në procedurë të rregullt, thuhet në një komunikatë për media.
Më 21 tetor, rreth 170 pelegrinë serbë ishin nisur me autobusë për të vizituar disa tempuj fetar. Autobusët me të cilët ata po udhëtonin ishin sulmuar me gurë.
Policia thotë se për thyerjen e xhamave të autobusit ka arrestuar tre të mitur shqiptar, të cilët më pas janë liruar në procedurë të rregullt.
Sulmi ndaj pelegrinëve serbë është dënuar nga krerët shtetëror të Kosovës dhe përfaqësues ndërkombëtarë. (REL)
Jaha: Më 9 shkurt LDK-ja do të rikthehet si partia e parë në...
Katër vitamina dhe minerale të nevojshme për çdo shqiptar
“E di që do të na mungoj”, Arioni flet i përlotur pas largim...
Francë/ Teleferiku përplas stacionin e mbërritjes, 8 persona...
Gresa, Sara dhe Ana hamendësojnë për arsyen e daljes së Dian...
Kura kundër kolesterolit dhe dhimbjes së kyçeve, ja si ta pë...