Tallet Ancelotti: Gabimi i vetëm i Ronaldos ishte kalimi në Juventus

21:45 | 23 Tetor 2018
Arbresh Info

Carlo Ancelotti është tallur duke thënë se gabimi i vetëm që Cristiano Ronaldo ka bërë ishte transferimi te Juventusi.

33-vjeçari ishte startues në takimin e sotëm të Juventusit kundër Manchester United, ndeshje që shënon takimin e tyre të parë në Old Trafford që nga viti 2013, transmeton portali arbresh.info.

Ai bëri kalimin te “Zonja e Vjetër” nga Real Madridi për 100 milionë euro, lëvizje që tronditi të gjithë botën e futbollit.

Me largimin e Ronaldos nga ‘Los Blancos’, ku ai ka fituar tre tituj radhazi në UEFA Ligë të Kampionëve dhe është bërë golashënuesi më i mirë i skuadrës, shkëlqimit të tyre i vije fundi.P or, me kalimin e tij te Juventusi është tallur trajneri aktual i Napolit, Ancelotti, i cili ka thënë se transferimi ishte gabimi i tij i vetëm.

“Arritja e Cristianos është një shenjë e shkëlqyer e imazhit të Serie A”, ka thënë ai për ‘France Football’.

“Për një kohë të gjatë, ishte një ligë me yje, Diego Maradona, Michel Platini, Zico, Zinedine Zidane, Ronaldo, Andriy Shevchenko, Kaka, Ibrahimovic… Kështu ishte për 10 vitet e fundit. Arritja e Ronaldos do të rikthej reputacionin e saj”

“Ai është një profesionist i madh. Gabimi i tij i vetëm ishte kalimi te Juventusi”

Arritja e Ronaldos në Torino shënon gjithashtu dëshirën e madhe të klubit për t’i dhënë fund pritjes së gjatë të Ligës së Kampionëve.

Kampioni në Serie A nuk ka ngritur lartë trofeun që 22 cite pavarësisht se ka arritur në pesë finale./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme