Google ADS

Meksika përgatitet për stuhinë e rrezikshme

22:23 | 23 Tetor 2018
Arbresh.info

Meksika ka lëshuar paralajmërim për disa pjesë të gjirit të Paqësorit, ndërsa përgatitet për uraganin e rrezikshëm Willa.

Willa pritet të zbarkojë në bregun perëndimor-qendror të Meksikës dhe ka potencial katastrofik, thonë sinoptikët, transmeton portali arbresh.info.

Stuhia që momentalisht është në kategorinë Tre, kërcënon të sjellë shira stuhi dhe përmbytje të mëdha.

Më parë këtë muaj zona të SHBA-së janë shkatërruar nga uragani Michael, që la të paktën 27 persona të vdekur.

Willa është nisur në veri me erëra maksimale deri në 195 km/h, thotë Qendra Kombëtare Amerikane e Uraganeve (NHC).

Një paralajmërim për stuhi është në fuqi për zonat nga San Blas në Mazatlan, duke përfshirë Las Islas Marias.

“Ndërsa dobësimi gradual është parashikuar sot [e martë], Willa pritet të jetë një stuhi e rrezikshme e madhe kur arrin në brigjet e Meksikës”, tha NHC.

Në Mazatlan, një vendpushim popullor në plazh, disa banorë u panë të grumbulloheshin në ushqim dhe ujë.

Në qytetin e Escuinapës, njerëzit po grumbullohen në strehimore para mbërritjes së stuhisë./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme