Google ADS

Kryeministri i Izraelit do ta vizitojë Shqipërinë në fillim të nëntorit

20:43 | 23 Tetor 2018
Arbresh.info

Një mysafir i veçantë nga Lindja e Mesme do ta vizitojë Republikën e Shqipërisë së shpejti.

Kryeministri i Shtetit të Izraelit, Benjamin Netanyahu, do të shkojë në Tiranë, për një vizitë zyrtare, në fillim të muajit të ardhshëm.

Kështu ka mësuar Gazeta Express, nga burimet e saj për vizitën e udhëheqësit të shtetit hebraik.

Sipas këtyre burimeve, Netanyahu do të qëndrojë në Tiranë, në periudhën mes 1 dhe 3 nëntorit.

Vizita e Netanyahut në Shqipëri, një vend me raporte historikisht miqësore me Izraelin, do të jetë vizita e nivelit më të lartë në vend e një zyrtari izraelit.

Më 1994, ministri i Jashtëm i atëhershëm i Izraelit, Shimon Peres, kishte vizituar kryeqendrën shqiptare.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme